Delegacioni i BE-së në Tiranë kritikoi miratimin e kodit zgjedhor pa dakordësi

Nga Exit News
Delegacioni i BE-së në Tiranë kritikoi miratimin e kodit zgjedhor pa dakordësi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i bënë thirrje partive politike të vazhdojnë dialogun politik. Në një postim në Twitter, të hënën, Delegacioni i BE-së kritikoi miratimin e kodit të ri zgjedhor pa dakordësinë e opozitës.

Më poshtë postimi i plotë:

“Ne mbajtëm shënim ndryshimet e mëtejshme të miratuar në Kuvend mbi Kodin Zgjedhor.

Ne kujtojmë se këto janë të palidhura me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore sipas përfundimeve të Këshillit në mars.

Ne shprehim keqardhjen për mos arrtijen e kompromisit në Këshillin Politik përpara se ndryshimet të votohen në Kuvend.

Pavarësisht rezultateve pozitive të marrëveshjes së OSBE/ODIHR rekomandimet e arritura më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend ka nevojë të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjitha palët të përqendrohen në zbatimin e reformës së nevojshme për vendin e tyre përpara rrugës së integrimit në BE, përfshirë edhe reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të fusë standarte të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është kyç për të ardhmen politike të vendit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>