Dëmi më i madh i emigrimit: Largimi i mjekëve dhe infermierëve

Nga Exit News
Dëmi më i madh i emigrimit: Largimi i mjekëve dhe infermierëve

Mungesa e mjekëve dhe infermierëve po ndihet më shumë në gjendjen e krizës Covid, e cila ka shtuar nevojën për personel mjekësor.

Shëndetësia është fusha më e prekur nga emigrimi. Shqipëria aktualsiht, sipas të dhënave të analizuara në emisionin “Me pak fjalë”, ka 1, 2 mjekë për 1000 banorë. Ajo renditet e fundit në rajon për raportin mjekë për banorë. Kështu:

Nga viti 2013 deri në vitin 2017, nga vendi janë larguar 762 mjekë dhe rreth 2064 infermierë, sipas të dhënave të Ambasadës Gjermane.

Në vitin 2018, 18 për qind e mjekëve të huaj që punonin në Gjermani ishin shqiptarë — mbi 760 mjekë shqiptarë përbënin grupin më të madh të mjekëve të huaj në Gjermani.

Gjatë vitit 2019, numri i mjekëve shqiptarë u rrit me 21 përqind krahasuar me vitin 2018.

Largimi i mjekëve është investim i humbur i shtetit shqiptarë, qeveria investon shumë para në shkollim e mjekëve dhe infermierëve të cilët më pas largohen për në vendet perëndimore.

Kryeministri Edi Rama e përballi për herë të parë largimin alarmant të mjëkëve nga vendi, gjatë krizës së koronavirusit, duke deklaruar se do të rrisë pagat e infermierëve dhe mjekëve nga janari 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>