Gjatë periudhës së karantinës, në muajin prill u dëmtua nga persona të paidentifikuar monumenti i Nimfeu në Parkun e Apollonisë. Drejtoresha e parkut arkeologjik tha për Fax News se gjatë javës së ardhshme do të nis edhe restaurimi objektit.
Ajo lajmëroi se ngjarja është denoncuar në prokurori, që në muajin prill. Të premten, më 12 qershor, Presidenti Meta i bëri thirrje autoriteteve të hetojnë ngjarjen dhe të nisi menjëherë restaurimi.
Monumenti i Nimfeut është çezma e ndërtuar në qytetin antik të Apollonisë, e cila zgjidhi problemin e furnizimit me ujë në qytetin helen. Monumenti ndodhet në shpatin perëndimor të qytetit.