Denaj: Ekonomia shqiptare nuk e përballon dot një karantinë të dytë

Nga Exit News
Denaj: Ekonomia shqiptare nuk e përballon dot një karantinë të dytë

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi, të hënën, se një karantinë e dytë do të ishte e papërballueshme nga ekonomia shqiptare.

Në një intervistë për Report Tv, Denaj tha se ndikimi negativ i një mbylljeje të dytë do të ndihej për shumë vite:

“Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Mbyllja e plotë për ekonominë e vendit do të ishte jo e mirëpritur dhe negativizmi do të ndikonte në disa vite dhe jo vetëm në një vit.”

Pyetur se çfarë planifikon të bëjë qeveria në raste të një emergjence sa i takon buxhetit, Denaj tha se qeveria mund të stopojë disa nga projektet dhe të shtyjë disa nga pagesat e koncesioneve:

“Nëse kjo ndodh ne do të stopojmë disa nga projektet do të ngrijmë, disa nga shpenzimet edhe ato koncesionare do ulen pagesat e tyre dhe do të shtyhen në kohë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>