
Ministrja e Financave Anila Denaj la të kuptohet se vendimi për t’i paguar 110 milionë euro Francesco Becchettit mund të mos jetë përfundimtar.
“Po në rastin e Becchetit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nëqoftëse Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar”, u shpreh Ministrja e Financave Anila Denaj, të martën, për Lutfi Dervishin në emisionin Përballë.
Ajo tregoi se në disa raste u arrit një marrëveshje për pagesën me këste të dëmit të shkaktuar. Denaj nnuk tregoi nëse pjesë e marrëveshjes është edhe çështja Beccheti.
“Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit”, shtoi Denaj.
Ndërsa për rrezikun e kriptovalutës, Denaj theksoi se nëse “ke shtet që forcon aktet juridike dhe ke institucione rregullatore që mbikqyrin këto operacione nuk ka rrezik”.