Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar grabitësit e 3.2 mln dollarëve pranë Rinasit, të hënën. Të dënuarit janë:
Dash Kupa me 27 vite burg;
Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj me 26 vjet burg;
Fatjon Xhyliu me 21 vite burg;
Dritan Sinani me 20 vite burg;
Aleksandër Murataj me 19 vjet burg;
Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.
Të gjithë të dënuarit do të përfitojnë ulje dënimi me një të tretë për pranimin e gjykimit të shkurtuar.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin 3.2 mln dollarë nga makinat e policisë private “Jaguar” teksa paratë ishin duke u transportuar drejt Rinasit.
Ata janë autorët dhe të dy grabitjeve të ndodhura në Tiranë, më 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015.
Grupi drejtohej nga Admir Murataj (i vrarë), i njohur për grabitjen e mbi 6,6 milionë eurove, në 9 prill 2019, në pistën e fluturimit në Rinas, teksa punonjësit ishin duke transportuar valixhet në avionin e kompanisë Austrian Airlines.