Gjykata e Prishtinë shpalli fajtor ushtarin serb Zoran Gjokiq për kryerje të krimeve të luftës në rajonin e Pejës, përkatësisht në lagjen “Kristal”, njoftoi portal ““Betimi për Drejtësi” i Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK).
Gjykata ka vërtetuar se me 28 dhe 29 mars të vitit 1999, në Pejë, Gjokiq sëbashku me një grup të organizuar kriminal serb ka vrarë, plaçkitur, dëbuar nga banesat e tyre shqiptarët.
Ai ka ekzekutuar Skënder Zeqirin, Bashkim Berishën, Hilmi Zeqiraj dhe Riza Mamajn. Veprat kriminale u vërtetuan nga dëshmitarët dhe nga dokumentat e grumbulluara.