Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Llalla

Nga Exit News
Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Llalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Gjykata vendosi edhe sekuestrimine një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.

Adriatik Lalla nuk ka pasur burime të ndershme për krijimin e këtyre pasurive, deklaroi Gjykata në vendimin e saj. Gjithashtu, gjykata ka gjetur se Llalla ka blerë pasuri me vlerë të ulët dhe i ka rishitur me vlere të lartë.

Vendimi u dha më 20 maj. Ai u dënua për mosdeklarimin e pasurisë. Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga posti i tij dhe nuk ju nënshtrua vetingut.

Ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.

Lajme te ngjashme