Denoncimi i BOOM, PS nxjerr ‘jashtë loje’ njësitë bashkiake

Nga Exit News
Denoncimi i BOOM, PS nxjerr ‘jashtë loje’ njësitë bashkiake

Emisioni BOOM denoncoi të mërkurën një skandal më zyrtar elektorale të Partisë Socialiste.

Sipas BOOM ata po tranferojnë votuesit në Tiranë me një telefonate duke “nxjerrë jashtë loje” njësitë bashkiake.

Janë shumë qytetarë që jetojnë në Tiranë por jo të regjistruar në gjendjen civile të Bashkisë Tiranë.

BOOM ka zbardhur bisedën ku shihet se zyrtarët e PS tranfesojnë votuesit.

Emisioni ka kërkuar të dhëna në institucione të ndryshme se sa qytetarë janë regjistruar në Tiranë dhe bashkitë kryesore të vendit, që kur shfuqizimi i gjobës 100 mijë lekë për mosdeklarimin në kohë të vendbanimit, hyri në fuqi.

Por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Njerëzit e regjistruar pas shfuqizimit të gjobës, potencialisht votues të PS, janë me mijëra.

Janë të paktën 14 mijë banorë për një periudhë gati 4 mujore. Sipas rregullave të ligjit zgjedhor, një mandat deputeti në Tiranë fitohet me rreth 10 mijë vota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>