Deputetet e LVV të veshura me të bardha në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Nga Exit News
Deputetet e LVV të veshura me të bardha në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Deputetet femra të Lëvizjes Vetvendosje janë veshur me të bardha gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për ta shprehur vullnetin tonë me çu përpara politika të barabarta për gratë dhe për ta shënu që për herë të parë jemi më shumë se 30 përqind gra,” deklaroi Tinka Kurti, deputete e zgjedhur e LVV per Exit News.

Ligji për barazi gjinore në Kosovë përcakton se 40 për qind e grave duhet të jenë të përfshira në pozita vendimmarrëse, ndërsa 30% e deputetëve duhet të jenë femra.

40% e deputeteve të Lëvizjes Vetvendosje janë gra, të cilat fituan mandatet pa ndihmën e kuotës gjinore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>