Deputetët holandezë — Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave

Deputetët holandezë — Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave

Pas deputetëve gjermanë, duket se dhe Holanda po kundërshton progres-raportin e KE-së që i rekomandon vendeve anëtare hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Tetë deputetë holandezë, që nisën sot një vizitë zyrtare në Tiranë, me qëllim vlerësimin e reformave, u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave, pavarësisht progres-raportit pozitiv të KE-së.

Plotësimi i 5 kushteve të vëna zyrtarisht nga institucionet evropiane nuk mjafton për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së shpjeguan deputetët e gjashtë partive kryesore holandeze. Ata thanë se Shqipëria duhet të trgojë se ka vendoshmërinë e duhur për të dënuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin.

Po ashtu ato theksuan se rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është shqetësuese dhe nuk ndihmon aspak në procesin e integrimit evropian.

Në fund të vizitës, deputetët do të hartojnë një raport për kuvendin holandez, në bazë të së cilit kuvendi do të votojë pro ose kundër propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Deputetët e gjashtë partive kryesore holandeze takuan sot Kryeministrin Rama e më pas liderin e PD-së Lulzim Basha, ndërkohë që nesër do të zhvillojnë takime të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>