
Deputeti Adriatik Alimadhi është infektuar me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë zoti Alimadhi në faqen e Facebook.
Zoti Alimadhi është deputeti i parë i Kuvendit, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus. Deri më sot numri total i të infektuarve në Shqipëri është 186, ndërsa janë rregjistruar 8 viktima.