Deputeti Halit Valteri dorëzon videon e publikuar në seancë plenare në SPAK

Nga Exit News
Deputeti Halit Valteri dorëzon videon e publikuar në seancë plenare në SPAK

Deputeti Halit Valteri dorëzoi sot videon e publikuar dje në parlament, pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai gjithashtu do të japë dhe sqarime për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Ditën e enjte, deputeti Valteri akuzoi qeverinë se nuk po heton në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Në seancën plenare, Valteri publikoi një video ku sipas tij shihet se kush është vrasësi i shoferit të prokurorit Ndoja, Andi Maloku.

Ai pohoi se videon e kishte marrë nga i ati i Malokut dhe do të dorëzojë videon pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Prokurori Ndoja u qëllua me armë më 1 nëntor ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkë me të, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili vdiq në spital pak ditë më vonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>