Deputeti socialist i Përmetit, Vladimir Kosta, akuzon ashpër Ministrinë e Mjedisit, të drejtuar nga LSI, për korrupsion në prerjen e pyjeve në Përmet. Deputeti Kosta ka publikuar emrat e dy kompanive që kanë fituar tenderin për të prerë pyjet në Përmet, “Leon Alb shpk” dhe “Togu 2014”.
Kosta i cilëson zyrtarët e ministrisë së Mjedisit si “Aligatorë” të pangopur që po firmosin shkatërrimin e pyjeve të këtij qyteti. Deputeti socialist shkruan në Facebook:
“Të nderuar banorë të asaj Grabovës e Argovës, menjëherë ju bashkova shqetësimit tuaj dhe publikisht denoncoj me forcë këtë aferë të ndyrë korruptive të të gjithë atyre drejtuesve që kanë firmosur këtë leje. E mbytën kete vend një tufë “ALIGATORËSH” të pa ngrënë, që s’po kuptojnë çfarë po hanë !!! mbase plasin përgjithmonë……
Firmat fituese per prerjen e druve ne Grabove eshte Leon Alb shpk dhe Togu 2014 me perfaqesues Faik Hasani. Ankandi eshte bere nga Drejtoria rajonale Gjirokaster ne shkurt 2014 pas miratimit nga Ministria e Mjedisit. Kane lidh kontraten e shkatërrimit…”