Për aferën korruptive të projektit të Unazës së Re reagoi sot dhe deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili akuzoi Kryeministrin Rama se po përdor kompani të regjistruar në parajsa fiskale në Delaware, për të përfituar para nga buxheti i shtetit.
Me anë të një statusi në Facebook, Zoti Shehaj shprehet:
“Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.
Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.
Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.”
Të gjitha informacionet e bëra publike deri më tani për projektin e Unazës së Re mund t’i lexoni këtu.