
Ka nisur seanca e Kuvendit, e cila po drejtohet nga zëvendës kryetarja Vasilika Hysi. Fjalën e ka marrë deputeti Halit Valteri i cili i kërkoi qeverisë të falë gjobat gjatë pandemisë.
‘’Gjatë takimeve që kemi pasur në këto 3 muaj të nxehta, do ju kërkoja që seancën e ardhshme të bëjmë një akt normativ që të falen gjobat gjatë pandemisë. Si heqje patentash, apo për subjektet.”, u shpreh ai.
Në vend janë në fuqi disa masa kufizuese, mosrespektimi i të cilave sjell gjoba që fillojnë nga 1 mijë lekë deri në 700 mijë lekë.