Emërime militante në administratën tatimore

Emërime militante në administratën tatimore

Lapsi.al ka sjellë sot dëshmi për emërime militante dhe nepotike në administratën tatimore. Ajo ka botuar në faqen e saj një dokument që përmban një listë të personave që mendohet se janë të emëruar në administratën tatimore dhe të politikanave apo partive përkatëse që kanë kërkuar emërimin e tyre.

Dokumenti përmban emrat e 372 personave të punësuar në pozicione nga specialist i thjeshtë në drejtorë rajonalë tatimorë, të cilët janë sugjeruar nga politikanë të lartë socialist, përfshi Taulant Ballën, Koço Kokëdhimën, Vangjush Dakon, etj.

Sipas dokumentit, deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë për 80 emërime, ndërsa LSI për rreth 62 emërime apo mos lëvizje nga poziconet aktuale.

Dokumenti duket të jetë informal pasi jo vetëm që nuk ka asnjë element zyrtar por nuk ka as autor. Exit.al nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse emrat e listës janë realisht punonjës tatimore të emëruar dy vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>