Dështimi i Policisë përballë grabitësve

Dështimi i Policisë përballë grabitësve

Gjatë dy viteve të fundit në Tiranë kanë ndodhur 4 grabitje bankash. Në total janë janë grabitur rreth 8 milionë euro.

Në asnjë nga rastet nuk janë identifikuar autorët. Në pranga kanë përfunduar vetëm punonjësit e kompanive të sigurisë që kanë patur në ruajtje bankat dhe aktivitetin e tyre.

Përveç dështimit në kapjen e autorëve, duket se policia ka dështuar edhe në parandalimin i krimit, pasi shpeshtësia e tillë e grabitjes së bankave është alarmante.

Alarmante është gjithashtu lehtësia me të cilën kanë ndodhur grabitjet, madje në zona që duhet të kishin mbrojtje të lartë nga qeveria, ndërkohë që veprimet e grabitësve nuk duken aspak të sofistikuara.

Kjo gjë dëshmohet nga rasti i djeshëm i vjedhjes së rreth 2 milionë eurove që transportoheshin nga një makinë e blinduar e një shoqërie private sigurie.

Dështimet e policisë në grabitjen e fundit

  • Në kthesën e Rinasit prej shumë muajsh ndodhet një patrullë e policisë, e cila nuk e ka pikasur vjedhjen edhe pse ajo ndodhi në mes të rrugës vetëm disa qindra metra larg makinës së policisë. Me gjasa, policët e kanë parë vjedhjen por nuk kanë ndërhyrë.
  • Për shkak të sulmeve terroriste në disa vende të Europës, Policia e Shtetit shtoi masat e sigurisë duke vendosur forca të saj në Rinas dhe rrugët që të çojnë drejt aeroportit. Në mënyrë të pashpjegueshme, dje nuk kishte asnjë patrullë policie që të mbikqyrte këto pika.
  • Në bazë të një vendimi të qeverisë në maj të 2014-ës, çertifikimi i titullarit dhe drejtuesit teknik të shoqërive private të ruajtjes fizike bëhet nga Policia e Shtetit. Makina nga u vodhën paratë e shoqërisë private “Jaguar” ishte jashtë cdo kushti dhe standardi teknik për të realizuar transportin e parave. Ndërkohë që komopanisë ju hoq liçensa për shkeljen e këtyre kushteve. Nuk është dhënë përgjigje si monitorohen kompanitë e sigurimit nga Policia e Shtetit.

Katër grabitjet e bankave në dy vitet e fundit

  1. Në Shkurt të vitit 2015 u grabit “Union Bank” pranë stacionit të trenit. Maskat morën rreth 10 milionë lekë teksa paratë po futeshin në autoblind. Autorët të paidentifikuar.
  1. Në 3 dhjetor 2015 pranë kryqëzimit të Laknasit maskat grabisin parëtë nga blindi i një shoqërie private. U grabitën rreth 3 mln euro. Krimi pa autor
  1. Në 30 qershor 2016 grabiten 1 mln euro nga blindi. Vjedhja spektakolare ndodhi në pistën e aeroportit të Rinasit. Identifikohet dhe është në kërkim drejtuesi i mjetit që rrëmbeu paratë
  1. 9 shkurt 2017 pranë kthesës së Rinasit maskat marrin rreth 2 mln euro nga dy blindat e policisë private. Paratë e BKT po dërgoheshin në aeroport për tu transportuar jashtë vendit. Asnjë autor i identifikuar deri më tani.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>