
Një militant kurd ka hedhur vetën në erë, të henën, në një sulm vetëvrasës në Turqinë e jugut, raportoi AFP. Shpërthimi ndodhi në qytetin Iskenderun, në jug të rajonit të Hatay, të hënën, pasdite, sipas njoftimit të guvernatorit të rajonit.
“Forcat tona të sigurisë në pikat e kontrollit në qytetin e Payas dyshohet se u kryen nga dy terroristë dhe njëri prej tyre u neutralize pas shpërthimit në qytetin e Iskenderun”, tha guvernatori i rajonit.
Forcat e sigurisë njoftuan se të dy personat ishin anëtarë të Partisë kurde të Punëtorëve (PKK).
Burimi tha se të dy personat u përpoqën të largohen, por kur e panë që mund të arrestoheshin, njëri prej tyre hodhi veten në erë, ndërsa i dyti u largua.
Qeveria turke, SHBA-të dhe BE-ja e ka shpallur PKK grup terrorist, që prej vitit 1984.