6 kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese u përjashtuan nga gara ndërsa tre të tjerë u tërhoqën, në mbledhjen e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, më 17 korrik.
Tashmë nuk ka asnjë kandidatë për plotësimin e dy vendeve vakante, një të shpallur nga Kuvendi më 21 gusht 2019, dhe tjetri i shpaluur nga Presidenti më 27 shtator 2019.
KED duhet të rihapë thirrjen për kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, dhe nëse ecën me ritmin e deritanishëm, deri në janar të 2021 vendi do të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese.
6 kandidatët të cilët nuk plotësonin kushtet janë:
Për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019 —Besnik Muçi, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo, Vasil Bendo, Dedë Kasneci.
Për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019 — Ardita Alsula, Shaqir Hasanaj, Vjosa Bodo; dhe Dedë Kasneci.
Ndërsa tre kandidatët që u tërhoqën nga gara, edhe pse plotësonin kushtet, janë:
1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;
2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019;
3. Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.