Detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Çapjes dhe ç’pritet të ndodhë në Elbasan

Nga Exit News
Detaje të reja nga atentati ndaj Ardian Çapjes dhe ç’pritet të ndodhë në Elbasan

Gazetarët e kronikës Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë dhënë detaje të tjera nga atentati i 8 qershorit në Krastë të Elbasanit, ku u plagos Ardian Çapja.

Sipas gazetarëve, ngjarja është vazhdim i përplasjeve mes familjeve kundështare në Elbasan dhe me shumë gjasa përplasjet do të vazhdojnë.

Exit News përmbledh më poshtë detajet që bënë publike mbrëmjen së hënës dy gazetarët:

– Ardian Çapja është një njeri që ruhej, që bënte lëvizje të kontrolluara, ka një sistem mbrojtës dhe një territor të vetin që nuk është kollaj të hysh, ndaj ka qenë dhe e vështirë goditja.

– Atentatorët e kanë goditur nga largësia, pasi pothuaj e gjithë Krasta kontrollohej nga familja Çapja dhe nuk është e lehtë që të afrohesh në atë zonë. Zona ruhet me kamera të shumta sigurie. Rrugica që të shpinte te banesat e tyre kontrollohej me derë me pult, rrugica tjetër me derë të blinudar.

Arma me të cilën është qëlluar Çapja është profesionale dhe shumë e rallë. Është armë që shërben më gjuajtjet në largësi.

– Plumbi i ka kaluar Çapjes në pjesën poshtë sqetullës. Është tejshpuese, nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as predhë. Ai lloj fisheku është shpërthyes dhe shkakton dëme të jashtëzakonshme brenda.

– Çapja është operuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I vetmi dëshmitar okular i ngjarjes është një fëmijë 8-vjeçar, i cili ka deklaruar se ka parë 3 persona të veshur me të zeza, me kapuç të largohen. Dëshmitari 8-vjecar thotë se ata nuk kanë ikur në rrugën tradicionale por në anën e kundërt.

– Është vërtetuar se makina e djegur e atentatit (jo ajo që mori autorët) ka rezultuar të jetë e vjedhur në Fushë-Krujë, po ashtu edhe targat.

– Sipas gazetares Lala, familja Çapja i ka pranuar asaj se e dinë se nga kush janë qëlluar.

– Sipas gazetarit Artan Hoxha, atentatet mes familjeve kundërshtare në Elbasan do të vazhdojnë. Ngjarja e 8 qershorit  ‘është thjeshtë episodi që dëshmon se do të ketë një goditje tjetër.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>