Dhjetra mijëra qytetarë protestojnë në Paris kundër ligjit për shpërndarjen e fotove të policisë

Nga Exit News
Dhjetra mijëra qytetarë protestojnë në Paris kundër ligjit për shpërndarjen e fotove të policisë

Dhjetra mijëra qytetarë protestuan të shtunën në Paris kundër ligjit të ri të sigurisë, që pritet të miratohet në parlament. Tensionet mes protestuesve dhe policisë u përshkallëzuan kur një polic dhunoi një person me ngjyrë duke shokuar Francën, raportoi Associated Press.

Ligji i ri do t’i japë mundësinë qeverisë të monitorojë dhe të kufizojë ndarjen e imazheve të policisë. Kjo sipas kritikëve do të kufizojë lirinë e raportimit të dhunës së policisë ndaj qytetarëve.

Ata u shprehën se video e publikuar këtë javë e policit që dhunon një person me ngjyrë gjatë një arrestimi në Prais, nuk do të ihste raportuar asnëjherë nëse ky ligj do të ishte në fuqi.

Sipas ligjit, cilido që publikon foto të policisë gjatë një aksioni do të dënohet.

Protesta e ditës ë shtunë ishte paqësore. Por disa fraksione të protestuesve filluan të gjuanin me gura dhe me fishekzjarre në drejtim të policisë, sipas Reuters. Policia përdori gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë turmën.

Pas këtyre protestive, kryeministri francez tha se do të ngrejë një komision të pavarur për të ndrihmuar në hartimin e ri për shpërndarjen dhe publikimin e imazheve të policëve, raportoi New York Times.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>