
Kryetari i Dhomës Amerikane të Biznesit (AmCham), Anio Jaco përshedenti dy investimet e mëdha amerikane në vend.
“Për herë të parë kemi një rritje të investimeve amerikane në Shqipëri. Dhe këtu i referohem dy projekteve të mëdha amerikane, shumë të rëndësishme, HEC-i i Skavices dhe TEC-i i Vlorës”, u shpreh Jaco në Forumin e organizuar nga Dhoma Amerikane me Drejtorinë e Tatimeve.
Jaço kërkoi edhe modernizimin e sistemit të taksave për të lehtësuar ardhjen e investimeve të huaja.
Dy kompani amerikane do të nisin investimin në vend, kompania Bechtel do të ndërtojë HEC-in e Skavicës dhe kompania ExxonMobile do të ndëtojë TEC-in e Vlorës.