Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës votoi pro shkarkimit të Presidentit Donald Trump. Presidenti Trump akuzohet se i kërkoi një vendi të huaj (Ukrainës) të hetonte rivalin e tij politik gjatë zgjedhjeve presidenciale 2020 dhe për pengim të Kongresit në hetimin e kësaj çëshjeje.
Procedurat për shkarkim të Presidentit u nisën pas disa raportimeve se Presidenti i ka kërkuar homologut të tij ukrainas të ndikonte për nisjen e hetimive ndaj Joe Biden-it në Ukrainë. Kjo kërkesë e supozuar interpretohet si përdorim i postit për ndikim të paligjshëm për zgjedhjet e vitit 2020. Demokratët pretendojnë se Trump kushtëzoi ndihmën amerikane ndaj Ukrainës me këtë kërkesë.
Tashmë çështja do t’i kalojë Senatit, i cili duhet të votojë me 2/3 e votave pro ose kundër Presidentit Trump. Në rast se do të votojë kundër, Trump do të shkarkohet menjëherë nga posti i tij. Në rast të kundërt do të vazhdojë garën për zgjedhjet presidenciale 2020.