Dhoma e Tregtisë së Durrësit ka kërkuar përjashtimin e përkohshëm nga tatimet e taksat të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Alban Isteri i ka propozuar qeverisë 8 kërkesa më qëllim përmirësimin e klimës së biznesit në Durrës dhe ringritjen e bizneseve të dëmtuara.
Këto kërkesa kanë të bëjnë kryesisht me përjashtimin nga taksat, pezullimin e përkohshëm të pagesvea të kredive dhe rimbursimin e shpjetë të TVSH-së.
Exit News sjell në mënyrë të përbledhur kërkesat e biznesit:
- Vlerësimin e shpejtë të dëmeve në objektet e biznesit dhe certifikimin e godinave me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë;
- Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3 vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqërore, TVSH, taksa vendore etj);
- Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonët;
- Lobimin nëpërmjet Bankës Së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë një vjeçare.
- Lobimin nëpërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.
- Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja e jashtëzakonshme (edhe nëse ka detyrime tek taksat).
- Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre (jo vetëm ato që bëhen te portal zyrtar e-albania).
- Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues tëinstitucioneve qendrore e lokale, si dhe bizneset e Qarkut Durrës.