Disa shoqata biznesi dhe Dhoma e Tregtise akuzuan qeverinë se nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre për hartimin e paketës fiskale të vitit 2016. Sipërmarrësit kërkuan nga qeveria që të marrë parasysh propozimet e tyre për taksat. Ata propozojnë :
- Në sektorin e bujqësisë: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 0 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet e punëdhënësit 10 për qind, TAP-i 10 për qind, taksa e pronës 10 për qind.
- Në sektorin e turizmit: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 10 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet 10 për qind, TAP-i 10 për qind
- Lehtësime për indrustrinë fasone dhe për sipërmarrjet familjare.
Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, të gjitha këto nuk janë të pamundura dhe nuk kanë shumë kosto për buxhetin.