
Galeria “Promenadë” në Vlorë ka ekspozuar punët e 22 piktorëve vendas dhe të huaj.
Të ekspozuara do të qendrojnë vepra të artistëve bashkëkohor, por dhe artistëve historik vendas dhe ndërkombëtarë deri më 26 qershor.
“Dhomat e vizatimit janë të njohura nga arkitektët, piktorët edhe shkrimtarët. Letrën ne e gjejmë kudo në çdo vend. Ideja ishte që të sillja në Vlorë një ekspozitë me artistë bashkëkohorë, historikë ndërkombëtarë.” – tha kuratori Artan Shabani.
Mes veprave të ekspozuara, është një portret i piktores së parë shqiptare, Sofia Zengo Papadhimitri, e vizatuar në vitet ’40.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 qershor.