Për t’i uruar 36 vjetorin e ditëlindjes Kryebashkiakut të Tiranës, disa vajza të reja, pjesë e administratës bashkiake e qeveritare, kanë zgjedhur të veshin bluza ku kishin stampuar thënie apo shprehje të ndryshme të Erion Veliajt.
Disa prejt shprehjeve të zgjedhura prej tyre ishin vulgare, maskuliste apo raciste, të cilat kanë ngjallur kritika ndaj Veliajt në momentin që janë thënë. Ndoshta vajzat e reja të qeverisjes socialiste kanë dashur t’i tregojnë Veliajt që pavarësisht se çfarë mendojnë apo si ndihen të tjerët, ato adhurojnë çdo fjalë të tij.