Dialogu Kosovë – Serbi, Rama mbështet ‘Shengenin rajonal’ dhe angazhimin e Gjermanisë me Francën

Nga Exit News
Dialogu Kosovë – Serbi, Rama mbështet ‘Shengenin rajonal’ dhe angazhimin e Gjermanisë me Francën

Kryeministri Edi Rama ka theksuar qëndrimin e tij për formimin e Shengenit rajonal dhe vazhdimin e dialogut mes Kosoves dhe Serbisë, si të vetmet zgjidhje për Ballkanin.

Sipas Ramës, pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një zonë të përbashkët ekonomike do ta bënte më të ç’tensionuar situatën në rastin e çështjeve të nxehta si ato mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në mendimin tim ne duhet të bëjmë më të mirën që të arrijmë zonën e shengenit rajonal ku 4 liritë e Europës aplikohen, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Kështu do të kemi një hapsirë më të mëdhe për lidhje ekonomike dhe sociale dhe padyshim që kjo do të ndikojë për të bërë atmosferën më të dashamirëse kur vjen puna tek çështjet e nxehta”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në formumin e përvitshëm “State of the Union” që zhvillohet në Firence dhe që ka në fokus politikbërjen në Bashkimin Europian.

I pyetur rreth të ashtuquajturave ‘non papers’ dhe ndikimit të tyre në dialogun Kosovë – Serbi, Rama theksoi se e ardhmja e dialogut varet shumë nga qasja e Francës dhe Gjermanisë pasi sipas tij të dyja palët nuk mund t’ja dalin të vetme të zgjidhin çështjet e hapura mes tyre.

“Unë mendoj se çuarja e kësaj çështjeje në nivelet e larta dhe duke patur angazhimin e kancelares së Gjermanisë dhe presidentit të Francës padyshim që të gjithë të tjerët që janë të përfshirë si pjesë e punës së përditshme do të ndihen më të rëndësishëm sepse përndryshe nuk e di se si të dy palët do mund t’ja dalin të vetme, çka do të ishte më e mira por nuk e shoh të mundur”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>