
Një lëvizje qytetare e shqiptarëve jashtë kufijve – e quajtur ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë’ – ka njoftuar me një letër zyrtare kryetarin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Parlamentin Europian, Manolis Kefalogiannis, për “zhvillime shqetësuese në Shqipëri”.
Shembja e Teatrit Kombëtar, liritë dhe të drejtat e njeriut e medias, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe votimi i diasporës ishin pjesë e problemeve të listuara në letër.
Kjo lëvizje qytetare kërkon reagimin e institucioneve europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri.