Diaspora kërkoi sistem proporcional me lista të hapura dhe mundësinë të votojë në zgjedhjet e ardhshme.
Një peticion drejtuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Ruçi si dhe Këshillit Politik, ata shprehen se vota e Diasporës është jo vetëm një e drejtë kushtetuese e panegociueshme, por edhe kusht i domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë.
“Duke konsideruar votën e Diasporës jo vetëm një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë, zëri i diasporës bën thirrje që:
1. T’iu mundësohet të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e drejta e votës nga vendbanimet e tyre. Kërkojmë që kjo e drejtë të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
2. T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura”.
Damian Gjiknuri kërkoi që Këshilli Politik të mblidhet të premten me 12 qershor, për të miratuar të gjitha amendimet e arritura në marrëveshjen e 5 qershorit.