
Në zonën e Kallmit u dogjën 100 hektar pisha dhe shkurre si pasojë e një zjarri të rënë gjatë natës.
Për shuarjen e zjarrit, Bashkia e Durrësit përdori 44 persona, 3 automjete të zjarrëfikësve, 2 automjete të Portit të Durrësit.
Ende nuk dihet nëse zjarri u vendos qëllimisht apo si pasojë e temperaturave të larta.