
Dy banesa u dogjën të mërkurën paradite në vend. Në mëngjes u dogj një banesë në katin e fundit të një pallati në ndërtim, pranë zonës së “Medresesë” në Tiranë.
Ndërsa në mesditë u dogj një banesë në Pogradec, në lagjen numër 1 të qytetit.
Fatmirësisht zjarrëfikësit arrtiën të shpëtonin një person të moshuar, I cili ndodhej në banesë në momentin e zjarrit.
Mendohet se zjarri u shkaktua nga një bombul gazi.
Në të dyja banesat ka dëme materiale.