Mesnatën e 28 qershorit, dy automjete janë djegur brenda 30 minutash në Elbasan.
Një prej makinave është në pronësi të Bendi Musait, Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik për Elbasanin.
Policia dyshon e zjarrvënia është e qëllimshme.
Ndërsa makina tjetër është në pronësi të shtetasit T.P. Policia ende nuk ka ndonjë pistë konkrete hetimi.