
Në Manëz të Durrësit qytetarët po protestojnë kundër djegies së plehrave.
Banorët e zonës thanë për Exit.al se era është e padurueshme për shkak të mbetjeve që po digjen “në qendër të Manzës”.
Në pamjet e xhiruara ajri duket i mbushur me tym ndërsa qytetarët që protestojnë kanë bllokuar rrugën që çon tek Gjiri i Lalëzit.