Zjarti në fabrikën riciklimit – Çfarë dihet deri më tani?

Zjarti në fabrikën riciklimit – Çfarë dihet deri më tani?

Fabrika e riciklimit e kompanisë Everest në Kashar mori flakë dje, rreth orës 10 të mëngjesit. Fabrika është shkrumbur plotësisht, por nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Çfarë dimë deri më tani për këtë ngjarje?

Zjarri në fabrikën e riciklimit të mbetjeve të kompanisë Everest ra të dielën rreth orën 10 të paradites.

Në momentin e rënies së zjarrit, në fabrikë ende nuk kishte nisur puna.

Zjarrfikësit janë lajmëruar nga punonjësit pasi sistemi i alarmit nuk ka funksionuar.

Zjarrëfikëset mundën të shuanin flakët pas rreth katër orëve, megjithatë sot në mëngjes ende kishte vatra të vogla të pashuara.

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por asnjë punëtor nuk është lënduar.

Në momentin e rënies së zjarrit në fabrikë ka pasur tonelata me plastike, djegia e të cilave ka ndotur ajrin pothuaj në të gjithë zonën e Kasharit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Mes të pyeturve nga policia, janë dhe punonjësit e sigurisë fizike të ndërtesës.

Sipas Shkëlqim Goxhajt, drejtuesit të zjarrfikseve Tiranë, kompania Everest nuk ka pasur masat e nevojshme për të mbrojtur godinën nga zjarri. Sipas tij, kjo është hera e dytë që godina merr flakë dhe se kompania është gjobitur më parë për mosplotësimin e kushteve të mbrojtjes kundër zjarrit.

Kompani e riciklimit është në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Kompania Everest është një ndër kompanitë më të mëdha të riciklimit të mbetjeve në Shqipëri.

Vullnet Haka është një prej mbështetsve kryesorë të projektigjit të qeverisë Rama për lejimin e importit të mbetjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>