
Mijëra njerëz kanë nevojë për strehim emergjent dhe ndihmë shëndetësore pasi një zjarr shkatërroi kampin më të madh të refugjatëve në Europë, në ishullin Grek, Lesbos.
Qeveria greke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe një delegacion zyrtarësh ka shkuar në ishullin në detin Egje.
Brenda një nate zjarri shkatërroi të gjitha ndërtesat e përkohshme, dogji të gjitha tendat dhe nxiu kontenierët në kampin Moria.
Asnjë njeri nuk u dëmtua nga zjarri, por mijëra kanë mbetur pa strehë.
Kampi ishte i mbipopulluar dhe me kushte jo higjenike, gjë që kishte shkaktuar reagim në të gjithë botën nga krijimi i tij në vitin 2015.
Ministri alternativ i ngarkuar me punët e emigracionit, Giorgos Koumoutsakos e quajti situatën një krizë të paprecedentë humanitare.
Rreth 35 njerëz kishin rezultuar të infektuar me koronavirus në kamp, përpara se të binte zjarri.

