Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Makina e sekretari të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Igli Kani. Ngjarja ka ndodhur në Krujë.

Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares. Sipas BalkanWeb, makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e Igli Kanit.

Gjyqtarja Hoxha u arrestua më 11 shkurt nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, në këmbim te parave.

Sëbashku me të u arrestuan edhe 7 persona të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>