Një makinë u dogj të martën në darkë në Durrës. Mjeti, sipas njoftimit të policisë ishte në pronësi të të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia shoqëroi në komisariat 2 shtetas të dyshuar për ngjarjen dhe sekuestroi pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.