
Një makinë është djegur në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave, makina i përket një punjonjësi të hipotekës së Vlorës.
Report Tv, raporton se kjo zjarrvënie është e qëllimshme.
“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë”,raporton policia.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet.