Digjet një makinë në Vlorë

Nga Exit News
Digjet një makinë në Vlorë

Një makinë është djegur në qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave, makina i përket një punjonjësi të hipotekës së Vlorës.

Report Tv, raporton se kjo zjarrvënie është e qëllimshme.

“Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë”,raporton policia.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>