Një prej grave naftëtare në grevën e urisë është dërguar në spital, mbrëmjen e së shtunës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në ditën e 10 të grevës, zonja ka pasur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.
Nuk dihet ende se çfarë problemi shëndetësor ka naftëtarja. Pritet që të mësohet më shumë për gjendjen e saj në orët në vijim
Ndërkohë naftëtaret e tjera vazhdojnë grevën e urisë.