Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 1 694 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 9 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 200 raste.
Mbeten 179 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 582 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 250 pacientë kanë humbur jetën.
Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 16 821 qytetarë, nëdrkohë që 125.882 të tjerë kanë marr të paktën një dozë.