Dita e Punëtorëve, Presidenti Meta kërkon reflektim për kushtet e punës dhe pagat në Shqipëri

Nga Exit News
Dita e Punëtorëve, Presidenti Meta kërkon reflektim për kushtet e punës dhe pagat në Shqipëri

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për kushte më të mira pune dhe paga më të mira për punëtorët në Shqipëri.

Sipas Metës, në Shqipëri janë pagat më të ulëta në rajon dhe në Europë dhe kjo ka çuar në emigrim masiv të forcës punëtore.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti vë në dukje dëmin ekonomik që i solli tërmeti dhe pandemia familjeve të punëtorëve, gjë që ka “frenuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit” sipas tij.

Meta kërkon reflektim për këtë situatë ku siç shkruan si “niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5%”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>