Dita e Rinisë, Basha përshëndet të rinjtë vullnetarë pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti

Dita e Rinisë, Basha përshëndet të rinjtë vullnetarë pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti, me rastin e Ditës së Rinisë, të rinjtë vullnetarë në zonat e prekura nga tërmeti.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan se qindra të rinj i kanë ndenjur pranë në këto ditë të vështira qindra familjeve të harruara nga shteti:

“Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar.

Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.”

Basha tha se gatishëmria e këtyre të rinjve për të ndihmuar banorët “ndez dritën e shpresës dhe solidaritetin kombëtar në këto ditë të errëta për vendin.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>