Policia e Shkodrës dyshon se një 19-vjeçar, Ilirian Hasanaj, ka qenë autori i plagosjes së Xhelal dhe Mentor Hasanajt, një ditë më parë.
Iliriani është djali i një ish-polici, Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.
Nuk dihen ende motivet që çuan 19 vjeçarin në këtë atentat .
Pasditen e së dielës, Xhelal dhe Mentor Hasanaj u plagosën me armë zjarri. Bashkë me to ka qenë dhe bashkëshortja e Mentorit, e cila ka shpëtuar pa u lënduar.
Mentor Hasanaj u transportua drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa Xhelali po trajtohet në Spitalin e Shkodrës.
Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.