Djegia e mbetjeve në Fier, Basha: E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë

Nga Exit News
Djegia e mbetjeve në Fier, Basha: E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e akuzoi qeverinë se po lejon djegien e plehrave në landfillin e Fierit, që të paguajnë inceneratorin.

“Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar”, shkroi Basha në Twitter.

Ai i kërkoi SPAK të hetojë padinë e PD-së për abuzim me 400 milionë euro pagesa për inceneratorët.

Basha, gjithashtu i kërkoi medias dhe qytetarëve të ngrejnë zërin se përndryshe demokracia do marrë fund.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>