Qeveria islandeze ka vendosur t’u japi shtetёsinё dy familjeve shqiptare tё cilat para dy javёsh u dёbuan nga Islanda.
Familjet do tё mund tё kthehen pёrsёri nё Islandё pёr tё filluar njё jetё tё re dhe pёr t’u dhёnё fёmijёve tё tyrё të sëmurë kujdesin e duhur mjekёsor.
Dëbimi i tyre u bë i njohur për shkak të mediatizimit të historisë së njërës prej familjeve, familjes Kepaj. Djali i vogël i familjes Kepaj vuan nga sëmundja e rëndë e fibriozës cistike. Për këtë arsye ata zgjodhën tё emigronin në Islandë, pasi kjo sëmundje nuk mund të kurohej si duhet nё Shqipёri.
Megjithatë, aplikimi i tyre pёr azil në Islandë u refuzua me arsyetimin se Shqipёria nuk ёshtё vend i prekur apo shkatёrruar nga lufta. Pas refuzimit ata u dёbuan pёr nё Shqipëri.
Por dëbimi ngjalli kritika nё mbarё opinionin publiku islandez. Shumё qytetarё e quajtën dëbimin dënim me vdekje për fëmijën e sëmurë dhe kërkuan dhënien e azilit pёr arsye humanitare.
Pas kёtyre kritikave, aplikimi i familjes Kepaj dhe i njё familje tjetёr me rrethana tё ngjashme, u rishikuan.
Fatmirësisht, para dy ditёve, atyre iu miratua e drejta pёr të marrë shtetёsinë islandeze.