Shtetёsi islandeze pёr dy familjet shqiptare të dёbuara

Shtetёsi islandeze pёr dy familjet shqiptare të dёbuara

Qeveria islandeze ka vendosur t’u japi shtetёsinё dy familjeve shqiptare tё cilat para dy javёsh u dёbuan nga Islanda.

Familjet do tё mund tё kthehen pёrsёri nё Islandё pёr tё filluar njё jetё tё re dhe pёr t’u dhёnё fёmijёve tё tyrё të sëmurë kujdesin e duhur mjekёsor.

Dëbimi i tyre u bë i njohur për shkak të mediatizimit të historisë së njërës prej familjeve, familjes Kepaj. Djali i vogël i familjes Kepaj vuan nga sëmundja e rëndë e fibriozës cistike. Për këtë arsye ata zgjodhën tё emigronin në Islandë, pasi kjo sëmundje nuk mund të kurohej si duhet nё Shqipёri.

Megjithatë, aplikimi i tyre pёr azil në Islandë u refuzua me arsyetimin se Shqipёria nuk ёshtё vend i prekur apo shkatёrruar nga lufta. Pas refuzimit ata u dёbuan pёr nё Shqipëri.

Por dëbimi ngjalli kritika nё mbarё opinionin publiku islandez. Shumё qytetarё e quajtën dëbimin dënim me vdekje për fëmijën e sëmurë dhe kërkuan dhënien e azilit pёr arsye humanitare.

Pas kёtyre kritikave, aplikimi i familjes Kepaj dhe i njё familje tjetёr me rrethana tё ngjashme, u rishikuan.

Fatmirësisht, para dy ditёve, atyre iu miratua e drejta pёr të marrë shtetёsinë islandeze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>