Dokumenti i ri i procesit të zgjerimit të BE — Pikat kryesore

Dokumenti i ri i procesit të zgjerimit të BE — Pikat kryesore

Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi prezantoi sot dokumentin e ri për reformimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“I gjithë procesi ka nevojë të bëhet më i besueshëm, më i parashikueshëm, më shumë dinamik dhe më shumë politik,” tha Komisioneri gjatë konferencës për shtyp. Ai shpjegoi se qëllimi i propozimit është rivendosja e një prespektive të besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Propozimi përmban ndarjen e kapitujve sipas temës për secilin vend, mundësinë e shpërblimit me fonde për reformat e kryera, si dhe dënimin e mungesës së përparimit në reformat e kërkuara, duke ndaluar ose pezulluar kështu procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Bazuar në metodologjinë e re, anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, dhe çështja kryesore e vlerësimit gjatë gjithë procesit të bisedimeve do të jetë zbatimi i ligjit.

Për të vlerësuar vendet e Ballkanit Perëdimor do të organizohen samite të ndryshme dhe konferenca ndërqeveritare.

Në raportin vjetor për vlerësimin e zhvillimit të një vendi do të vlerësohet në mënyrë të veçantë zbatimi i ligjit dhe funksionimi i ekonomisë.

Këtë dokument Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e quajti një mesazh të mirë për vendet e BP-së:

“Mesazh i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor për procesin e zgjerimit në BE: sot Komisioni Evropian propozon një plan dinamik dhe të besueshëm për rrugën drejt hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zgjerimi i BE-së është një fitore-fitore, për të gjithë”.

Exit News sjell më poshtë pikat kryesore të dokumentit:

Përqendrimi në vlera

Dokumenti e vendos theksin tek zbatimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe progresi në reformat ekonomike.

Vendet duhet të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemet dyalëshe, me vemendje të veçantë në vendosjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Procesi politik

Do të organizohen samite të vazhdueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së. Këto takime kanë për qëllim monitorimin më të fortë dhe adresimin e problemeve të vendeve gjatë procesit.

Ndarja e kapitujve të bisedimeve sipas stadeve

Njësoj si në propozimin francez, Komisioni Evropian propozoi organizimin e kapitujve sipas fushave dhe të ndarë në disa stade. Pasi një vend të përmbushi të gjitha detyrimet, atëherë ai do të kalojë në një stad tjetër.

Komisioni ka vendosur 6 stade: vlerat  e BE-së (kapitujt 23 dhe 24); tregu i brendshëm, konkurrueshmëria, mbrojtja e mjedisit, burimet, agrikultura dhe marrëdhëniet e jashtme.

Shpërblimet dhe dënimet

Nëse një vend përmbush detyrimet e caktuar dhe kalon nga një stad në tjetrin, ai do të shpërblehet me fonde për programe të caktuara.

Nëse një vend nuk bën hapa para në detyrimet e vendosura nga BE, atëherë procesi mund të pezullohet, të vendoset në pritje, ose të penalizohet me ulje të fondeve nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>